Hazard nuk do të luajë kundër Villarrel, shkaku i lëndimit

  • A.P /
  • 21 May 2021 - 22:15
Hazard nuk do të luajë kundër Villarrel, shkaku i lëndimit

Eden Hazard ka pësuar edhe një lëndim tjetër dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë për Real Madridin, në ndeshjen kruciale të sezonit kundër Villarrealit, ka treguar Zinedine Zidane

Zidane ka shpjeguar se Los Blancos nuk do të marrin ndonjë risk me lojtarin dhe ai nuk do të jetë në skuadër për ndeshjen e së shtunës.

“Ai ka diçka, edhe pse nuk është ndonjë gjë serioze, ne nuk do të rrezikojmë më të”, ka thënë Zidane për belgun në konferencën e tij për shtyp.

Sergio Ramos, në anën tjetër, do të jetë në skuadër. Zidane e ka konfirmuar këtë, edhe pse ai nuk ka dashur të flasë nëse kapiteni do të startojë në këtë ndeshje. 

(Kosova Sot Online)