Vdes ish-trajneri i njohur i futbollit kosovar

  • A.P /
  • 23 May 2021 - 15:54
Vdes ish-trajneri i njohur i futbollit kosovar

Ish-trajneri i njohur futbollit në Kosovë, Mehmet Fetahu ka vdekur.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë djali i tij, Enis Fetahu përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Mehmet fetahu ishte trajner i disa skuadrave të elitës së futbollit kosovar.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër (e hënë).

(Kosova Sot Online)