Barcelona dhe Neymar arrijnë marrëveshje

  • A.P /
  • 24 May 2021 - 19:22
Barcelona dhe Neymar arrijnë marrëveshje

Më në fund paqe mes Barcelonës dhe Neymarit në anën gjyqësore. Pas disa viteve “luftë”, të dy palët kanë arritur marrëveshje lidhur me lëndën në gjykatë.

Sipas El Mundos avokatët e klubit dhe futbollistit po finalizojnë një marrëveshje ekonomike për t’i dhënë fund proceseve gjyqësore në të cilat Barcelona do t’i falë brazilianit 16.7 milionë euro nëse pushon së pretenduari 47.15 që po kërkon.

Gjyqi tjetër që do të kryhej për 3.5 milionë euro që Neymar kërkoi pas largimit në 2017 është pezulluar me marrëveshje të ndërsjellë në pritje të një marrëveshje ekonomike.

Të dy palët janë të gatshme të heqin dorë nga pretendimet e tyre përkatëse. Marrëveshja nuk është ende përfundimtare por mund të finalizohet në javët e ardhshme. 

(Kosova Sot Online)