Një tjetër futbollist pensionohet nga Kombëtarja e Kosovës

  • A.P /
  • 24 May 2021 - 20:26
Një tjetër futbollist pensionohet nga Kombëtarja e Kosovës

Pas Atdhe Nuhiut, një tjetër futbollist i ka dhënë lamtumirën ekipit kombëtar të Kosovës.

Bëhet fjalë për Anel Rashkajn, i cili sot është pensionuar nga Kombëtarja e Kosovës.

Përmes një videoje në Facebook, Rashkaj e dha lajmin që po largohet nga ekipi i Kosovës pas 12 viteve të kaluara.

Ai ishte pjesë e Kosovës në periudha të ndryshme dhe ndër të parë që pranoi ftesën për të luajtur edhe kur “Dardanët” nuk ishin të pranuar në FIFA dhe UEFA.

(Kosova Sot Online)