Hazard e dëshiron largimin nga Reali, synon rikthimin te Chelsea

  • A.P /
  • 24 May 2021 - 21:23
Hazard e dëshiron largimin nga Reali, synon rikthimin te Chelsea

Pas një tjetër sezoni të vështirë me Real Madridin, Eden Hazard po dëshiron të largohet gjatë verës dhe të rikthehet në Premierligë.

Në dy sezone me Real Madridin, Hazard nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe ka pasur numër të madh të lëndimeve dhe kohë të limituar në fushë për ekipin e Zidane.

Sipas El Chiringuito, Hazard është i vetëdijshëm që nuk e ka arritur më të mirën me Real Madridin dhe po kërkon një largim, me Chelsean si destinacionin e preferuar.

Arritja e mundshme e Mbappes në “Santiago Bernabeu” gjithashtu ka nxitur dyshime te belgu, të cilit do t’i reduktohet koha e lojës te Real Madridi.

Presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez nuk do ta pengonte një largim të Hazardit, marrë parasysh se ai është një nga lojtarët me pagën më të lartë dhe me kontratë për edhe dy vite tjera.

Hazardi nënshkroi me Realin për 100 milionë euro në vitin 2019 nga Chelsea dhe është paraqitur në 43 ndeshje, duke shënuar vetëm pesë gola. 


(Kosova Sot Online)