Benzema: “S’mund ta imagjinoj Realin pas Zidanen, nuk besoj se do të largohet”

  • S.A /
  • 25 May 2021 - 10:24
Benzema: “S’mund ta imagjinoj Realin pas Zidanen, nuk besoj se do të largohet”

Karim Benzema beson se Zinedine Zidane do të vazhdojë të qëndrojë në Real Madrid.

Zizu ka disa muaj që nuk konfirmon qëndrimin në Real, derisa në fund të sezonit, tha qartë se do të ulet e të flasë me drejtuesit e klubit.

Ai nuk e përjashtoi largimin nga Reali, duke thënë se Madridi mund të fitojë më shumë edhe pa të.

Sido që të jetë, i të njëjtit mendim nuk është Karim Benzema. Ai nuk mund ta imagjinojë Realin pas Zidanen.

“E ardhmja e Zidane? Nuk më duket se do të largohet, nuk do të largohet, do ta shihni”, u shpreh Benzema për L’Equipe. “Nëse largohet, largohet… por nuk e shoh Real Madridin pa Zidanin”.

(Kosova Sot Online )