Mike kryen testet mjekësore, mësohet sa do të fitojë në sezon te Milani

  • S.A /
  • 25 May 2021 - 10:46
Mike kryen testet mjekësore, mësohet sa do të fitojë në sezon te Milani

 

Sipas Fabrizio Romanos, ai tani do të hedhë të zezën mbi të bardhë për të nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Milanin që do ta mbajë në San Siro deri më 2026.

Sipas Fabrizio Romanos, portieri 25-vjeçar do të fitojë 2.8 milionë euro në sezon.

Së shpejti do të qartësohet edhe situata e Giggi Donnarummës, nëse Milani e bleu Miken për ta zëvendësuar italianin, apo për të qenë portier i dytë, ani pse Maignan i ka të gjitha cilësitë për të qenë numri një në portën e Milan, pasi ndihmoi Lillen të shpallej kampion në Francë. Donnarumma ka kontratë me Milanin vetëm deri në fund të qershor, edhe 36 ditë.  

(Kosova Sot Online )