Sipas Neville, United do të arrinte në një tjetër nivel me Varane dhe Kane

  • E.K /
  • 25 May 2021 - 14:55
 Sipas Neville, United do të arrinte në një tjetër nivel me Varane dhe Kane

Neville beson se Varane dhe Kane do t’i ndryshonin “Djajtë Kuq”, do ta dërgonin klubin në një tjetër nivel.

Manchester United ka pasur një sezon mbresëlënës, duke u renditur i dyti në Premierligë pas Manchester City, derisa arriti të kualifikohet në finale të Europa League ku do të përballet me Villarrealin.

Legjenda e Manchester United, Gary Neville, beson se nëse United triumfon në Europa League, do të duhet të blejë vetëm edhe disa lojtarë që të arrijë në një tjetër nivel, mjaftueshëm për të luftuar për Premierligën sezonin 2021.22.

Sipas tij, lojtarë si; Raphael Varane, Harry Kane, Jadon Sancho dhe Erling Haaland do të ndërtonin skuadër të fortë.

“Nëse Man United fiton të mërkurën, do të tregonte sukses të shkëlqyeshëm në një sezon fantastik për Ole Gunnar Solskjaer”, tha Neville.

“Më pas do të flitet për ardhje, për Varane, Kane, Haaland, Sancho. Lojtarë që mund të dërgojnë klubin në një tjetër nivel. Këto reparte do të blindohesh me disa ardhja, sulmi do të ishte më efikas, më pas në mbrojtje (Varane) do te ishte fantastik me Harry Maguire. Këto do t’i jepnin mundësi Unitedit që të luftojë për titull me Cityn dhe Liverpoolin”.

(Kosova Sot Online)