Maignan do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Milanin

  • A.P /
  • 25 May 2021 - 18:09
Maignan do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Milanin

Milan ka përgatitur ofertë pesë vjeçare për portierin e Lille Mke Maignan me vlerë 2.5 milionë euro plus bonuset.

MilanNews raporton se Maignan ka kompletuar testet mjekësore në La Madonnna këtë mëngjes dhe është i gatshëm të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2026 me Rosonerët.

Portieri francez mund të arrijë në 3 milionë euro në sezon duke përfshirë bonuset, pasi Milani ka përgatitur një marrëveshje me vlerë 2.5 milionë euro plus bonuse për 25-vjeçarin.

Maignan u bashkua me Lille në gusht të vitit 2015 dhe është bërë pike kyçe e Lille gjatë dy sezoneve të fundit.

Portieri mbajti 21 herë portën e paprekur në Ligue 1 gjatë sezonit 2020-21, duke ndihmuar klubin t’i jepte fund dominimit të Paris Saint-Germain në elitën e futbollit francez. 

(Kosova Sot Online)