Conte lë Interin dhe ëndërron Realin

  • S.A /
  • 26 May 2021 - 08:58
Conte lë Interin dhe ëndërron Realin

Interi dhe Antonio Conte janë ndarë.

Sipas “Gazzetta dello Sport” dhe “Corriere dello Sport”, raportojnë si të kryer lamutmirën e Contes nga Interi, i cili nuk është i kënaqur me drejtuesit që duan t’i ulin pagat deri në 20% dhe të shesin disa lojtarë kyç, shkaku i pandemisë, derisa për të blerë do të kenë vetëm 100 milionë euro.

Conte në të kaluarën ka folur me superlativa për Real Madridin dhe sipas “Gazzetta dello Sport” dhe “Corriere dello Sport”, ai është një tjetër opsion nëse Zinedine Zidane vendos të largohet.

Raportohet se Interi do të bëjë zyrtare largimin e Contes brenda 48 orëve.

Sezonin që lamë pas, Interi e fitoi Scudetton pas 11 vitesh.

(Kosova Sot Online )