Tifozi i Manchester United ndalohet për tre vite që të vizitojë stadiumet, pas protestave të dhunshme

  • S.A /
  • 26 May 2021 - 10:03
Tifozi i Manchester United ndalohet për tre vite që të vizitojë stadiumet, pas protestave të dhunshme

Një tifoz i Manchester United është përjashtuar nga stadiumet për tre vite, pas protestave të shkaktuara në muajin maj, para derbit me Liverpoolin në Ligën Premier.

Michael Anthony James Cusker ishte i përfshirë në protestat e dhunshme, duke gjuajtur me molotov dhe gjësende të forta në drejtim të policisë.

Tifozi 28-vjeçar ishte arrestuar nga policia britanike kur po tentonte të ngjitej mbi qatinë e stadiumit Old Trafford.

Kamerat kishin kapur të gjitha veprimet e tij në protestë, duke u dëshmuar në gjykatë se ai kishte sulmuar policinë, kishte rrezikuar jetë e protestuesve të tjerë dhe kishte dëmtuar pronën private.

Kjo ka pasur me tre vite ndalesë për të në stadiume dhe ai nuk guxon as të ofrohet në 500 metra rreth terreneve sportive.

Cusket po ashtu është shpallur fajtor edhe për gjuhën vulgare të përdorur ndaj policëve, duke u ndëshkuar edhe me një gjobë të majme. 

(Kosova Sot Online )