Alaba ishte në Madrid, vizitoi qendrën sportive të Realit

  • S.A /
  • 26 May 2021 - 13:52
Alaba ishte në Madrid, vizitoi qendrën sportive të Realit

Njoftimi për nënshkrimin e David Alaba nga Real Madrid duket i pashmangshëm. Mbrojtësi austriak, të cilit i përfundon kontrata me Bayern Munich në ditët e ardhshme, ishte të martën në kryeqytetin e Spanjës, në Madrid, sipas GOL. 

GOL raporton se mbrojtësi ishte për gjashtë orë në Madrid vizitoi objektet e qytetit sportiv të Real Madridit në Valdebebas. Lojtari, i cili përfundoi sezonin me Bayern fundjavën e kaluar, po shijon disa ditë pushimesh para se të fillojë të përgatitet për Kampionatin Evropian me Austrinë, derisa duket si punë e kryer që nga sezoni i ardhshëm do ta veshë fanellën e Real Madridit. Më shumë detaje, gazetari Sergio Quirante ka thënë se do të jap pas orës 14:00.

(Kosova Sot Online )