“Definitivisht, Ek do të bëjë ofertë të re për blerjen e Arsenalit”

  • A.P /
  • 26 May 2021 - 17:49
“Definitivisht, Ek do të bëjë ofertë të re për blerjen e Arsenalit”

Miliarderi suedez ka bërë përpjekjen e parë për ta blerë klubin nga Kroenket ku ka dështuar, megjithatë raportohet se ai nuk është ndalur me kaq

Daniel Ek “definitivisht” do të përpiqet për ta blerë përsëri Arsenalin pas përpjekjes së parë të dështuar për ta blerë atë nga Stan Kroenke, thotë Patrick Viea, me ish mesfushorin e Gunners i cili e mbështet blerjen e klubit nga konzorciumi i themeluesit të Spotify.

Vieira, bashkë më ish shokët e skuadrës, yjet e Arsenalit Dennis Bergkamp dhe Thierry Henry, e kanë mbështetur miliarderin suedez në ofertën e tij formale që është bërë për klubin, e cila u refuzua nga amerikanët.

“Po, ai definitivisht do të provojë përsëri, ai e ka pritur këtë gjë për një kohë të gjatë. Ai është një tifoz i madh i Arsenalit – kam biseduar më të disa herë, dëshira e tij dhe përkushtimi për Arsenalin do të ishte fantastik nëse ai do ta blinte. Nëse klubi nuk është në shitje, ai nuk ka çfarë të bëj, por ai do të pret, ai dëshiron ta blejë këtë klub, herët ose vonë”.

“Do të ishte momenti rëndësishëm për shkak se Arsenali është në një moment kritik dhe për mua është me rëndësi që ai ta bëjë maksimumin që ta blejë klubin, për shkak se në vitet e fundit shohim që kjo skuadër nuk është në drejtimin e duhur, kështu që është koha për ndryshim”. 

(Kosova Sot Online)