Giroud arrin marrëveshje me Milanin?

  • A.P /
  • 26 May 2021 - 23:47
Giroud arrin marrëveshje me Milanin?

Raportet në Itali thonë se Olivier Giroud ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Milanin si lojtar i lirë dhe do të zyrtarizohet si kuqezi pas finales me Chelsea në Ligën e Kampionëve

Kjo nuk është hera e parë që Giroud lidhet me një kalim në Serie A, pasi që më parë për të kishin shprehur interesim Interi, Juventusi, Roma dhe Lazio. Calciomercato.com ka shkruar që francezi ka pranuar kontratë dy vjeçare me Milan ku do të fitojë 4 milionë euro në sezon.

Kanë mbetur ende disa detale për t’u finalizuar dhe do të zyrtarizohet pas finales së Chelsea në Ligën e Kampionëve kundër Manchester City. Në të njëjtën kohë, Giroud është duke kërkuar një shtëpi të re në Milan.

Kuqezinjtë duhet të presin deri në përfundimin e Ligës së Kampionëve para se të veprojnë.

(Kosova Sot Online)