Zidane arrin në Valdebebas, do të njoftojë për largimin nga Reali

  • S.A /
  • 27 maj 2021 - 11:15
Zidane arrin në Valdebebas, do të njoftojë për largimin nga Reali

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madridi. Trajneri francez ka arritur në qendrën stërvitore të Los Blancos, Valdebebas. Njoftimi për largim do të ndodhë pas pak orësh, apo gjatë ditës.

Zizu disa herë gjatë sezonit kishte dhënë sinjale se mund të mos vazhdojë më në stolin e Realit dhe tashmë po ndodh, pritet vetëm zyrtarizimi. Kjo është hera e dytë që Zizu e lë klubin ani pse ka ende kontratë, ashtu siç bëri në vitin 2018.

(Kosova Sot Online )