Ramos përshëndet Zidane: “Një dhe i vetmi, t’i urojë më të mirat në të ardhmen”

  • G.G /
  • 27 May 2021 - 13:57
Ramos përshëndet Zidane: “Një dhe i vetmi, t’i urojë më të mirat në të ardhmen”

Kanë filluar reagimet e para për largimin e Zinedine Zidane nga pankina e Real Madrid.

Kapiteni Sergio Ramos, gjithashtu afër largimit, komentoi mbi lajmin në rrjetet e tij sociale, duke falënderuar Zidane për punën e tij tek madrilenët.

Ramos gjithashtu i uroi më të mirat Zidane në të ardhmen:

“ZZ, një dhe i vetmi. Ju uroj më të mirat. Ju e meritoni atë. Gëzoni jetën tuaj, shijoni familjen tuaj. Një përqafim i madh. Merci”, shkruan Ramos në Instagram.

(Kosova Sot Online)