Pas Zidane, Varane do të njoftojë largimin nga Reali

  • G.G /
  • 27 May 2021 - 14:27
Pas Zidane, Varane do të njoftojë largimin nga Reali

Varane ishte afër largimit nga Real Madridi në vitin 2019, por kthimi i Zinedine Zidane në stolin e Los Blancos e bindi francezin të vazhdojë ta veshë fanellën e bardhë.

Por, sot gjërat kanë ndryshuar.

Me largimin e Zidane, nga Spanja raportojnë se do të largohet edhe Varane.

Gjithashtu edhe Reali është i hapur të dëgjojë ofertat pasi dëshiron të bëjë ndryshime në skuadër.

Destinacioni për francezin pritet të jetë Premierliga.

Reali kërkon 60 milionë euro për njërin prej kapitenëve të skuadrës, që është pjesë e Madridit që nga viti 2011.

(Kosova Sot Online)