Granit Xhaka shkon te Romama, e do me çdo kusht Jose Mourinho

  • S.A /
  • 27 May 2021 - 15:17
 Granit Xhaka shkon te Romama, e do me  çdo kusht Jose Mourinho

Ishte trajneri portugez është përballur disa herë me Xhakën në Premierligë, tani e do në skuadër.

Granit Xhaka është dëshira e madhe e Jose Mourinhos. Sipas Gianluca Di Marzio, Mourinho e ka prioritet transferimin e Xhakës te Roma. Arsenali kërkon të paktën 25 milionë euro për Xhakën, klubet tashmë janë në bisedime.

Roma është e gatshme të bëjë gjithçka për ta marrë Xhakën, synimi i tyre është të ulin çmimin dhe të mbyllin marrëveshjen me 20 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset.

Sipas Di Marzios, klubet janë të bindura që do të gjejnë shpejt një marrëveshje, derisa Roma ka nisur punë që të arrijë marrëveshje edhe me Xhakën. Granit Xhaka ka pasur luhatje dhe ngritje te Arsenali, derisa ishte edhe buzë largimit, por ardhja e Mikel Artetës ndryshoi gjithçka. Për pesë sezone në Angli, Xhaka ka bërë 220 paraqitje, ka shënuar 13 gola. Ai ka fituar katër trofe me Arsenalin.

(Kosova Sot Online )