Giroud lojtar i Milanit, javën e ardhshme nënshkruan kontratën

  • G.G /
  • 28 May 2021 - 09:37
Giroud lojtar i Milanit, javën e ardhshme nënshkruan kontratën

Mediumi spanjoll, Todofichajes, ka raportuar se Oliver Giroud do të bashkohet me Milanin javën e ardhshme.

Francezi, i cili nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme nën urdhrat e Thomas Tuchel, pritet që të largohet nga klubi drejtë Milanit.

Kontrata e tij do të përfundojë me 30 qershor dhe kësisoj ai do të largohet si një lojtar i lirë nga klubi.

Pas finales në Ligën e Kampionëve mes Chelsea dhe Manchester City pritet që të bëhet edhe zyrtare kalimi i tij te Milani, bënë të ditur Todofichajes.

Përfaqësuesit e lojtarit veçse janë duke kërkuar një shtëpi për të në qytetin e Milanos, ku pritet që të nënshkruajë kontratë me “Rossonerët” deri më 2023 dhe një pagë prej 4 milionë eurove në vit

(Kosova Sot Online)