Zyrtare: Daku dhe Halimi zëvendësojnë Muricin dhe Dresevicin

  • S.A /
  • 28 May 2021 - 13:06
Zyrtare: Daku dhe Halimi zëvendësojnë Muricin dhe Dresevicin

Betim Halimi dhe Mirlind Daku kanë marrë ftesë nga Bernard Challandes për miqësoret e qershorit.Kjo është konfirmuar nga trajneri i Kosovës në konferencë për media para miqësoreve me San Marinon dhe Maltën. 

Arijanet Muric është i sëmurë dhe Ibrahim Dresevic ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

“I kemi zgjedhur zëvendësuesit e Muriç dhe Dresheviq. I kemi marrë dy lojtarë të rinj, Mirlind Daku dhe Betin Halimi. Këta janë lojtarët që do t’i zëvendësojnë Dresheviçin dhe Muriçin”.

“Dardanët” do të nisin sonte përgatitjet në “Fadil Vokrri” para miqësores së 1 qershorit me San Marinon.

Pastaj, ata do të  marrin rrugën drejt Austrisë, ku më 4 qershor do të luajnë miqësoren tjetër me Maltën në Klagenfurt. 

(Kosova Sot Online )