Blerja e re e Liverpoolit: “Jam shumë i lumtur, mezi po pres…”

  • S.A /
  • 28 May 2021 - 15:52
Blerja e re e Liverpoolit: “Jam shumë i lumtur, mezi po pres…”

Ibrahima Konate edhe zyrtarisht është lojtar i Livepoolit.

Lajmin e ka konfirmuar klubi në faqen zyrtare, duke treguar se kanë arritur marrëveshje me RB Leipzig për blerjen e 22-vjeçarit.

Lexo Edhe:

Sterling para finales së Champions League: “E vetmja gjë që mund të na ndalojë është vetvetja”

Konate është shumë i lumtur që do ta vazhdojë karrierë në Angli.

“Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar një klubi si Liverpooli”, tha Konate.

Reklamë

“Është moment fantastik për mua, familjen dhe mezi pres t’i takojë shokët e rinj, stafin dhe të nis një epokë të re në karrierën time”. 

(Kosova Sot Online )