Akil Gjakova i gatshëm për Lojërat Olimpike

  • A.P /
  • 28 May 2021 - 18:02
Akil Gjakova i gatshëm për Lojërat Olimpike

Akil Gjakova është një nga sportistët që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike që mbahen këtë verë në Tokio.

Xhudisti kosovar po vazhdon të tregojë suksese të mëdha në garat nga më prestigjiozet

Ai së fundmi u shpall Kampion i Evropës, duke mposhtur të gjithë kundërshtarët që pati përballë.

Gjakova është i gatshëm për Tokio.

Në profilin e tij në Facebook, ai publikoi një video motivuese.

“Çka m’bon ma së shumti krenar, osht’ që e boj për vendim tem, me zemër e me shpirt, që Kosovën me e ngjoft’ krejt bota! Me u bo kampion i Evropës ka lypë shumë punë, e puna s’ndalet kurrë, se ky osht veç fillimi!Une jom Akil Gjakova. Shihemi n’Tokyo!” – shkroi Akili.

(Kosova Sot Online)