Pas rënies nga liga, vjen reagimi i Milot Rashicës

  • A.P /
  • 28 May 2021 - 19:44
Pas rënies nga liga, vjen reagimi i Milot Rashicës

Werder Bremeni më s’do të jetë pjesë e Bundesligës, teksa u larguan nga elita e futbollit gjerman në xhiron e fundit.

Lidhur me këtë, Milot Rashica ka reaguar në profilin e tij në Twiter.

Ai tha se edhe pas gati një jave, zhgënjimi është ende shumë i madh, teksa falënderoi tifozët e klubit.

“Pothuajse një javë më vonë, zhgënjimi është ende shumë i madh. Do të duhet pak kohë derisa e gjithë kjo të përpunohet në kokën time. Më vjen keq për të gjithë tifozët e Werder. Unë do të doja të ju falënderoj për mbështetjen dhe besnikërinë tuaj në këtë sezon – ju keni qenë gjithmonë në anën tonë” – shkroi Rashica.

(Kosova Sot Online)