Chelseat i rikthehen Kante e Mendy, Cityt mund t’i mungojë një nga lojtarët kyç

  • A.P /
  • 28 May 2021 - 21:04
Chelseat i rikthehen Kante e Mendy, Cityt mund t’i mungojë një nga lojtarët kyç

Tuchel ka të gjithë lojtarët në dispozicion për finalen e Champions League

Dyshja e Chelseat, N’Golo Kante dhe Edouard Mendy do të jenë të gatshëm për finalen e Champions Leagues ndaj Manchester Cityt nesër.

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel ka konfirmuar se e ka skuadrën e plotë për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Por, te Manchester City i ka kapur panika pasi Gundogan pësoi një lëndim në stërvitjen e fundit para finales.

Ai pati një duel me Fernandinhon me ç’rast u lëndua duke u larguar nga fusha më herët.

Përderisa City mund të mbetet pa mesfushorin kyç, Chelsea do të ketë në dispozicion Kanten, i cili u rikthye në stërvitje pas dëmtimit që pësoi ndaj Aston Villas.

Po ashtu, edhe portieri Mendy u rikthye pasi u lëndua në ndeshjen ndaj Aston Villës.

(Kosova Sot Online)