Tuchel: Të mbrojmë dhe sulmojmë me agresivitet, të japim gjithçka nga vetja

  • S.A /
  • 29 May 2021 - 10:07
Tuchel: Të mbrojmë dhe sulmojmë me agresivitet, të japim gjithçka nga vetja

Thomas Tuchel e di se ndaj Manchester City duhet të guxosh për të fituar. Guxim, iniciativë dhe agresivitet, këto janë kërkesat e teknikut të Chelsea në lidhje me finalen e Champions League, që do të luhet sonte nga ora 21:00. “Kam besim të madh tek ekipi im. Djemtë i kam parë të vendosur dhe të përqendruar. Është bukur të jesh pjesë e finales, përjeton një ndjesi tepër të veçantë”, tha ai.

“Sfidë me Guardiolën? Një finale Champions League është shumë më tepër se kaq. Nuk do të luajmë tenis nesër, nuk do të përballet vetëm Tuchel me Guardiolën”. “Unë do të përgatis skuadrën time, ai të veten. Mendja më rri vetëm te ndeshja e nesërme dhe pres një Manchester City shumë ndryshe. Dua të përgatis me kujdes çdo detaj”.

“Dua t’i inkurajoj lojtarët e mi, ata nuk duhen të bëjnë llogari, duhet të marrin iniciativën dhe të jenë gjatë gjithë kohës aktivë në fushë. Të mbrojmë dhe sulmojmë me agresivitet”. “Duhet të japim gjithçka nga vetja, në mënyrë që të mos kemi asnjë peng në fund të ndeshjes”, deklaroi trajneri gjerman i “Bluve të Londrës”.

(Kosova Sot Online )