Haaland i jep fund spekulimeve: “Kam kontratë me Dortmundin”

  • S.A /
  • 29 May 2021 - 10:09
Haaland i jep fund spekulimeve: “Kam kontratë me Dortmundin”

Erling Haaland nuk e ka ndërmend të largohet nga Borussia Dortmundi. Sulmuesi në top formë, njëri prej më të mirëve sot në pozitën e tij, ka thënë se do ta respektojë kontratën me klubin gjerman.

Manchester City, Barcelona, Real Madrid e shumë klube tjera të mëdha e duan norvegjezin, por s’do të lëvizë nga Bundesliga këtë verë. “Kam kontratë me Dortmundin dhe e respektoj”, tha ai.

(Kosova Sot Online )