Ronaldo mund ta zëvendësojë Mbappen, Juve kërkon ta shkëmbejë me Pogbën

  • E.K /
  • 29 May 2021 - 13:49
 Ronaldo mund ta zëvendësojë Mbappen, Juve kërkon ta shkëmbejë me Pogbën

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Cristiano Ronaldo mund t’i bashkohet PSG-së për të zëvendësuar Kylian Mbappén, ani pse ‘Zonja e Vjetër’ po e konsideron një shkëmbim me Paul Pogba.

Edhe pse Ronaldos i skadon kontrata në vitin 2022, ylli portugez mund të largohet nga Juve në merkaton e verës.

Mediat raportojnë se CR7 nuk është i lumtur në Torino dhe rikthimi i Max Allegri nuk ka përmirësuar asgjë pasi ai u la në stol për sfidën e fundit nga Andrea Pirlo.

Tani ‘Gazzetta dello Sport’, raporton se Ronaldo është njeriu kryesor për të zëvendësuar Kylian Mbappé, edhe këtij të fundit i skadon kontrata më 2022 dhe po refuzon që të rinovojë atë, pasi dëshiron kalimin te Real Madridi.

Nuk përjashtohet mundësia e rikthimit edhe në Manchester United.

Ka zëra se Juve po shqyrton mundësinë që ta shkëmbejë me Paul Pogbën.

Sido që të jetë, kjo do të jetë një verë e nxehtë sa i përket transferimeve dhe pavarësisht situatës me pandeminë, nuk përjashtohen lëvizje të mëdha.

(Kosova Sot Online)