Agjenti i Hakimit dhe Lautaros: Çdo lojtar ka çmimin e tij

  • A.P /
  • 30 May 2021 - 17:51
Agjenti i Hakimit dhe Lautaros: Çdo lojtar ka çmimin e tij

Agjenti i Achraf Hakimit dhe Lautaro Martinezit ka pranuar se “çdo lojtar ka çmimin e tij” dhe “nëse Interi po vuajnë për para, ata do të punojnë për t’i larguar ata nga aty”

Ka pasur shumë raporte që Hakimi është lojtari i cili do të sakrifikohet këtë verë për të baraspeshuar librat financiar të Interit, edhe pse çmimi i kërkuar për të është 80 milionë euro e jo 60 milionë sa është oferta momentale e PSG-së.

“Nuk është lehtë të dalësh nga këto situata të vështira që i ka shkaktuar pandemia, kështu që nuk mendoj sot që është e mundshme të themi se kush do të largohet nga Interi që kjo skuadër t’i zgjidh problemet e saj”, tha agjenti Alejandro Camano për Telelombardia,

“Achraf është shumë i ri, ishte një zgjidhje inteligjente e tij që t’i bashkohet Interit. Kur jemi të hapja e tregut, ju merrni telefonata për lojtarët që keni. Nëse Interi po vuan, ne do të shohim çka të bëjmë në këtë aspekt. Raporti i jonë me klubin është i mirë. Sa për Lautaron, nëse ne nuk jemi pajtuar për një zgjatje kontrate më herët, është për shkak te agjentëve me të cilët ai ka punuar me parë”.

Interi është duke u transformuar pasi Antonio Conte ju shkëput kontrata me pajtim të dyanshëm, e ku ai u zëvendësua me Simone Inzaghin. “Tani, trajneri i ri ka ardhur dhe ne e kuptojmë gjendjen dhe aspektin sportiv. Hakimi ende ka katër vite në kontratën e tij me Interin kurse Lautaro dy”, vazhdoi Camano.

“Nuk e di çfarë do të ndodh në të ardhmen, por çdo lojtar ka çmimin e tij. Nëse ata në Europë e kanë parë se si luan në Inter, mendoj se ata do t’i marrin në konsideratë tërë lojtarët që t’i transferojnë”. 

(Kosova Sot Online)