Superliga përfundon në Gjykatën Evropiane

  • S.A /
  • 31 May 2021 - 12:03
Superliga përfundon në Gjykatën Evropiane

Sipas La Gazzetta dello Sport, Gjykata e Madridit i ka bërë pyetje Gjykatës Evropaine lidhur me ligjshmërinë e Superligës Evropiane. Gjykata tani duhet të jape interpretimin e ligjeve në këtë procedure se a është legjitime krijimi i Superligës apo jo. Superliga Evropiane ishte një projekt i themeluar nga 12 klube: Barcelona, Real Madridi, Atletico Madridi, Juventusi, Milani, Interi, Manchester City, Manchester United, Liverpooli, Chelsea, Tottenhami dhe Arsenali.

Por, pas presionit publik, nëntë nga klubet u tërhoqën, teksa brenda projektit mbetën vetëm Barcelona, Real Madridi dhe Juventusi. Gjykata gjithshtu do të tregojë nëse UEFA dhe FIFA kanë abuzuar me pozicionin e tyre dominues në kontrollimin e të drejtave televizive dhe organizimin e kompeticioneve.

Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigjja e Gjykatës Evropiane, e cila në rast se aprovon ankesat e Gjykatës së Madridit, mund të shkaktojë telashe për dy shtëpitë e mëdha të futbollit. 

(Kosova Sot Online )