Muriqi e preferon Galatasarayn

  • S.A /
  • 31 May 2021 - 15:21
Muriqi e preferon Galatasarayn

Nëse rikthehet në Turqi, sulmuesi i Lazios do të donte ta provojë një eksperiencë tek klubi nga Stambolli

Vedat Muriqi pritet të rikthehet në futbollin turk gjatë verës që vjen.

Sulmuesi kosovar dështoi në eksperiencën e tij të parë në Lazio

Prandaj, 27 vjeçari po e shikon mundësinë që të luajë prapë në Superligën turke.

Deri dje spekulohej për një rikthim të tij të mundshëm në Fenerbahçe, ku bëri “boom” vitin e kaluar.

Gjithashtu, edhe Besiktasi shihej si një mundësi.

Megjithatë, së fundmi mediat turke raportojnë se prizrenasi e preferon më së shumti Galatasarayn, nëse rikthehet në Turqi.

Raportohet se Lazio ka oferta edhe nga Eintracht Frankfurti dhe Borussia Monchengladbachu për futbollistin kosovar.

Përfaqësuesi kosovar i ka realizuar vetëm dy gola në fanellën e kaltër këtë sezon, një në kampionat dhe një në Kupën e Italisë.

Lazio e kishte blerë Muriqin vitin e kaluar për afro 20 milionë euro. 

(Kosova Sot Online )