Zyrtare: Garcia nënshkruan marrëveshje pesëvjeçare me Barcelonën

  • S.A /
  • 01 June 2021 - 10:36
Zyrtare: Garcia nënshkruan marrëveshje pesëvjeçare me Barcelonën

Eric Garcia ka nënshkruar marrëveshje pesëvjeçare me Barcelonën, duke i ndjekur hapat e Sergio Agueros nga Manchester City. Garcia u shpalos si lojtar i ri i Barcelonës të martën në mëngjes dhe do t’i bashkohet klubit katalonas falas sapo t’i mbarojë kontrata me Man Cityn në fund të këtij muaji.

Mbrojtësi 20-vjeçar i kaloi katër vite karrierë në City, menjëherë pasi kishte dalë nga akademia e famshme e Barçës, La Masia, dhe tani do të rikthehet në klubin e fëmijërisë. Ndërkohë, dje Barcelona njoftoi marrëveshjen edhe me Agueros, i cili iu bashkua katalonasve falas nga City, po ashtu.

Barça e konfirmoi marrëveshjen për afrimin e Garcias në uebsajtin e vet, duke shkruar: “FC Barcelona dhe Eric Garica kanë arritur marrëveshje që lojtari t’i bashkohet klubit më 1 korrik, sapo t’i mbarojë kontrata me Manchester City”. “Lojtari do të nënshkruajë kontratë deri në vend të sezonit 2025/26 dhe do të ketë klauzolë largimi në vlerë prej 400 milionë eurove”, thuhet në njoftimin e Barçës. Garcia vendosi në janar të mos e vazhdojë kontratën me City, në mënyrë që të kthehej në Barcelonë si lojtar i lirë këtë verë. 

(Kosova Sot Online )