Një tjetër sinjal që Ramosi do të largohet nga Real Madridi

  • S.A /
  • 01 June 2021 - 16:37
Një tjetër sinjal që Ramosi do të largohet nga Real Madridi

Dita e sotme ka sjellur një tjetër sinjal rreth së ardhmes së Sergio Ramosit. Qendërmbrojtësi nuk u paraqit në asnjë nga fotografitë për fanellat e reja të edicionit 2021/22. MARCA raporton se Ramos nuk ishte present për fotografimin për fanellat e reja që u lansuan sot. 

De Bruyne do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian. Spanjolli ka qenë gjithmonë një figure qëndrore në kampanjat e tilla. Ende nuk dihet nëse vendimi ka qenë i klubi apo i lojtarit. Mungesa e Ramosit nuk e konfirmon se s’do të qëndrojë në Real Madrid, por e bën më të besueshëm faktin se mund të largohet. Në prill të vitit 2018, Ronaldo gjithashtu nuk mori pjesë në fotografimin për fanellat e reja edhe pse shumë pak besuan se mund të largohej. Ai më pas u largua atë verë pasi fitoi Champions Leaguen për të tretën herë radhazi.

(Kosova Sot Online )