“Mund të kishim bërë edhe më mirë, jam i kënaqur”

  • A.P /
  • 01 June 2021 - 20:19
“Mund të kishim bërë edhe më mirë, jam i kënaqur”

Bernard Challandes, trajneri i Kombëtares së Kosovës, është deklaruar pas fitores së Kosovës 4-1 në Fadil Vokrri ndaj San Marinos.

Dardanët e kanë mposhtur 4-1 San Marinon në Fadil Vokrri. Kosova e arriti fitoren e 18 në 50 ndeshje zyrtare që prej pranimit në UEFA e FIFA, teksa regjistron 22 humbje dhe 10 barazime.

“Me pak më tepër efikasitet, mund të ishim më mirë,. Por ekipi ka sulmuar ka pasur raste dhe në fund mund të jemi të lumtur me at që bëmë”, tha ai.

“Kemi pasur aksione që mund të shënonim më shumë, shënuam gola të bukur, Ihste e rëndësishme ta mbanim topin, të ndërronim tempon. Ishte një eksperiencë e mirë, tre lojtar të ri në skuadër ishin, debutuan, dhe luajtën mirë”.

“Unë e di, është San Marino, por ju e dini se Shqipëri – San Marino ishte 1-0”.

(Kosova Sot Online)