Mkhitaryan nuk largohet nga Roma, rinovon për një sezon

  • A.P /
  • 01 June 2021 - 21:31
Mkhitaryan nuk largohet nga Roma, rinovon për një sezon

Emri i rij u lidh me Milanin, por sa duket e gjitha ka qenë një presion për Romën.

Verdhekuqtë e kishin në plane, pas sezonit të mirë që bëri vjet dhe armeni Henrikh Mkhitaryan ka pranuar ofertën e bërë dhe ka rinovuar.

“Jam krenar që kam shansin të bëj pjesën time në të gjitha sfidat që na presin sezonin e ardhshëm. Forca Roma”, është shprehur mes të tjerash mesfushori, pasi nënshkroi kontratën e re me klubin italian.

Roma ka njoftuar se Mkhitaryan do të jetë pjesë e tyre edhe një sezon. Rol të rëndësishëm në rinovimin e tij ka luajtur edhe Jose Mourinho, i cili do të marrë drejtimin e italianëve nga 1 korriku.

Miki ka bërë 46 paraqitje për Romën sezonin që lamë pas, ka realizuar 15 gola dhe ka asistuar 13 herë.

(Kosova Sot Online)