Shefi i Manchester City i paralajmëron rivalët: Jemi të pakënaqur vetëm me titullin në ligë

  • S.A /
  • 02 June 2021 - 09:03
Shefi i Manchester City i paralajmëron rivalët: Jemi të pakënaqur vetëm me titullin në ligë

Presidenti i Manchester City, Khaldoon Al Mubarak, i ka paralajmëruar rivalët e vet se skuadra e tij do të përforcohet edhe më shumë në kërkim të trofeut të Ligës së Kampionëve, vetëm pak ditë pasi e humbi finalen për trofeun evropian kundër rivalit Chelsea. Skuadra e Pep Guardiolës e mbaroi sezonin si kampione në Premierligë dhe fituese e Carabao Cup dhe arriti deri në finale në Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e klubit. Por ishte një përfundim zhgënjyes i sezonit me humbjen 1:0 kundër Chelseat dhe Al Mubarak thotë se ky është çasti i duhur për të treguar se skuadra e tij mund ta arrijë nivelin tjetër.

“Çfarë kam mësuar vitin e fundit është se në skuadër duhet të sillen talente të reja vazhdimisht. Nuk është koha të ulemi dhe të kënaqemi se e kemi fituar ligën. Ky do të ishte gabimi më i madh. Kjo është koha për t’i dërguar mesazh të fuqishëm të tjerëve se nuk jemi të kënaqur vetëm me titullin në ligë”, tha ai.

Nga City u larguan dy lojtarë të rëndësishëm, sulmuesi legjendar i saj Kun Aguero dhe mbrojtësi me të ardhme të ndritur, Eric Garcia.

Al Mubarak konfirmoi se do të ketë përforcime të reja dhe se do të punohet për ta gjetur zëvendësuesin e Agueros në veçanti.

“Me largimin e Sergio Agueros e humbëm një legjendë të rëndësishme. Është e vështirë ta zëvendësosh atë por jam i bindur se do ta gjejë lojtarin e duhur për ta zëvendësuar atë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )