Italia është gati, e konfirmon skuadrën për EURO 2020

  • S.A /
  • 02 June 2021 - 08:28
Italia është gati, e konfirmon skuadrën për EURO 2020

Italia e ka konfirmuar skuadrën me të cilën do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian 2020, që nis më 11 qershor. Trajneri Roberto Mancini ka befasuar duke e hequr nga lista Matteo Politanon për t’i bërë vend talentin të Sassuolos, Giacomo Raspadori.Nga lista preliminare janë hequr edhe Gianluca Mancini i Romës dhe Matteo Pessina i Atalantës.

Italia është në Grupin A bashkë me Zvicrën, Turqinë dhe Uellsin dhe do ta hapë turneun e verës kundër Turqisë në Stadiumin Olimpik më 11 qershor.Duke folur pasi e publikoi listën përfundimtare, Mancini tha: “Shpresojmë që kjo aventurë të zgjasë sa më shumë dhe t’i bëjmë të lumtur italianët.

Skuadra e Italisë për EURO 2020:

Portierë: 21 Gianluigi Donnarumma (Milan), 26 Alex Meret (Napoli), 1 Salvatore Sirigu (Torino)

Mbrojtës: 15 Francesco Acerbi (Lazio), 23 Alessandro Bastoni (Inter), 19 Leonardo Bonucci (Juventus), 3 Giorgio Chiellini (Juventus), 2 Giovanni Di Lorenzo (Napoli), 13 Emerson Palmieri (Chelsea), 24 Alessandro Florenzi (Paris Saint Germain), 4 Leonardo Spinazzola (Roma), 25 Rafael Toloi (Atalanta)

Mesfushorë: 18 Nicolò Barella (Inter), 16 Bryan Cristante (Roma), 8 Frello Jorge Luiz Jorginho (Chelsea), 5 Manuel Locatelli (Sassuolo), 7 Lorenzo Pellegrini (Roma), 12 Stefano Sensi (Inter), 6 Marco Verratti (Paris Saint Germain)

Sulmues: 9 Andrea Belotti (Torino), 11 Domenico Berardi (Sassuolo), 20 Federico Bernardeschi (Juventus), 14 Federico Chiesa (Juventus), 17 Ciro Immobile (Lazio), 10 Lorenzo Insigne (Napoli), 22 Giacomo Raspadori (Sassuolo)

(Kosova Sot Online )