Khabib parashikon fituesin e trilogjisë mes McGregor dhe Poirier

  • S.A /
  • 02 June 2021 - 16:20
Khabib parashikon fituesin e trilogjisë mes McGregor dhe Poirier

Khabib Nurmagomedov ka parashikuar që Dustin Poirier të mundë Conor McGregor – dhe të vazhdojë të mposhtë kampionin e sapo kurorëzuar Charles Oliveira. Dagestanezi në pension fitoi ndaj McGregor dhe Poirier gjatë karrierës së tij legjendare dhe i njeh pikat e forta të tyre. Dhe ndërsa fliste për gjendjen e divizionit të peshave të lehta në një intervistë të fundit, Khabib bëri një parashikim për të ardhmen e te titullit që mund të vendoset në trilogjinë mes Poirier dhe McGregor këtë verë. “Kur Islam Makhachev të rritet në renditje, Oliveira nuk do të jetë më kampion”, ka thënë Khabib për Sport 24.

“Gjëja kryesore është që Oliveira duhet t’i kuptojë saktë fjalët e mia. Unë e respektoj atë, ai është një kampion i denjë. Por, kur Islam do të ngrihet, do të jetë një kampion tjetër brenda vitit”. “Në sytë e mi do të jetë Dustin Poirier”, ka shtuar më tej Khabib. Poirier do të ketë nevojë për një përsëritje të performancës së tij mahnitëse nga janari i këtij viti nëse do të mundë irlandezin në ndeshjen e tyre të tretë, pasi që të dy mbajnë një fitore ndaj njëri-tjetrit. 

(Kosova Sot Online )