Barça po rrin në pritje me kontratë 10-vjeçare për Messin, pritet vetëm zyrtarizimi

  • S.A /
  • 02 June 2021 - 16:36
Barça  po rrin në pritje me kontratë 10-vjeçare për Messin, pritet vetëm zyrtarizimi

Një vit më parë ishte me një këmbë jashtë Barcelonës, madje e kërkonte me ngulm largimin, por sot, Lionel Messi, është 90% brenda Barcelonës.

Ardhja e Juan Laportës ka ndryshuar gjithçka dhe sipas ‘El Chiringuito de Jugones’, tashmë 33-vjeçarit i është propozuar kontrata e çmendur për të qëndruar në ‘Camp Nou’.

Jose Alvarez Haya dhe Jota Jordi të “El Chiringuito” kanë zbuluar se pothuajse gjithçka është mbyllur, kontrata për Leon është 10 vjeçare, dy si futbollist, dy të tjera nëse mendon të luajë edhe më gjatë dhe pjesa e mbetur do të marrë një rol të rëndësishëm në klub.

Gjatë prezantimit të Kun Agueros dhe Eric Garcias, edhe Laporte konfirmoi se bisedimet për rinovimin janë duke shkuar mirë dhe se është shumë optimist se Leo do të qëndrojë.

(Kosova Sot Online )