Njohja nga Greqia, vetëm me ndikimin e fuqishëm të diplomacisë amerikane

Blerim Burjani

  • 02 June 2021 - 13:13

Shkruan: ANALISTI - Blerim Burjani

SHBA-të po e respektojnë përparësinë e marrjes me problemin e Kosovës nga ana e nga BE, dhe kjo u qartësua, kurse SHBA-të janë në bashkëpunim me BE-në por jo edhe linja e parë e përgjegjësisë për këtë raport, së pakut kështu duket situata aktuale. Kosova ka nevojë që SHBA-të të ndërhyjnë për ta mbyllur këtë temë, që do të ishte shumë pozitive dhe përfudnimtare.BE pa SHBA-të këtë çështje nuk mund ta mbyllin fare, BE nuk ka aftësi as liberalizimin e vizave ta bëjë për Kosovën e lëre të zgjidhë probleme kapitale regjionale. Pra më shumë kjo lë për të dëshiruar por jo edhe që do të ketë përfundim të suksesshëm të kësaj çështje pa SHBA-të.

Kjo shpjegohet si rastësi, rasti është mbret i botës, Trump i dhuroj Kosovës njohjen nga Izraeli, tash Greqi qe një kohë të gjatë ka raporte të mira me Kosovën, dhe se janë pjekur kushtet politike ndërkombëtare që ta njoh edhe Kosovën si shtet të pa varur, edhe pse Greqia ka pasur shume raporte korrekte me shtetin e Kosovës që nga fillimi, e ka respektuar dhe ka hapur një zyre ndërlidhëse, pra këto raporte miqësore me Kosovën ka ardhur koha që të formatizohen në njohje, dhe kjo është për tu përshëndetur nëse ndodhë në javët apo muajt në vijim. Pra Greqia ka paralajmëruar se do të ngris raportet në nivele më të larta institucionale, dhe kjo pritet të ndodhë. Sa i përket vizitave të z. Palmer dhe Ljacak, kjo tregon që ka një bashkë koordinim të përbashkët BE dhe SHBA për Kosovën.

SHBA-të po e respektojnë përparësinë e marrjes me problemin e Kosovës nga ana e nga BE, dhe kjo u qartësua, kurse SHBA-të janë në bashkëpunim me BE-në por jo edhe linja e parë e përgjegjësisë për këtë raport, së pakut kështu duket situata aktuale. Kosova ka nevojë që SHBA-të të ndërhyjnë për ta mbyllur këtë temë, që do të ishte shumë pozitive dhe përfudnimtare.BE pa SHBA-të këtë çështje nuk mund ta mbyllin fare, BE nuk ka aftësi as liberalizimin e vizave ta bëjë për Kosovën e lëre të zgjidhë probleme kapitale regjionale. Pra më shumë kjo lë për të dëshiruar por jo edhe që do të ketë përfundim të suksesshëm të kësaj çështje pa SHBA-të.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".