Mbappe: “Messi dhe Ronaldo janë më të mirë se unë, ata janë të pakrahasueshëm”

  • A.P /
  • 02 June 2021 - 17:35
Mbappe: “Messi dhe Ronaldo janë më të mirë se unë, ata janë të pakrahasueshëm”

Kylian Mbappe beson se është shumë larg nivelit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Madje, nëse për disa Mbappe do të arrijë në nivelin e dy më të mirëve në histori, për francezin duket e paarritshme.

Ai thotë se ajo çfarë kanë bërë Leo dhe CR7 për më shumë se një dekadë, është thjesht e pakrahasueshme.

“Messi dhe Ronaldo janë më të mirë se unë, e gjithë bota e di”, u shpreh Mbappe.

“Nëse i thoni vetes se do të jeni më i mirë se ata, nuk është ego apo vendosmëri, është mungesë perspektive”, shtoi ai për ‘Squire’.

“Ata janë të pakrahasueshëm. Kanë pasur 10-15 vjet të jashtëzakonshëm”.

Ai gjithashtu dha edhe disa sinjale për të ardhmen, që vazhdon të jetë me një këmbë në PSG, e njërën në Real Madrid:

“Liga Franceze nuk është më e mira në botë… por është përgjegjësia ime si lojtar ta ndihmoj atë të rritet”. 

(Kosova Sot Online)