Lukaku: Do të qëndroj, kam folur me trajnerin e ri

  • A.P /
  • 02 June 2021 - 23:30
Lukaku: Do të qëndroj, kam folur me trajnerin e ri

Romelu Lukaku nuk do të larghet nga Interi.

Ai madje, ende pa u bërë zyrtare, thotë se është takuar me trajnerin e ri të Interit dhe ka diskutuar për të ardhmen dhe sezonin që i pret ata, duke konfirmuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga kampioni i Serie A.

Pas triumfit në Itali, është raportuar se Interi do të heqë dorë nga disa yje, shkaku i kushteve ekonomike, por Lukaku nuk është njëri prej tyre, derisa vlen të theksohet se tashmë është larguar Antonio Conte.

Simone Inzaghi pritet të ulet në stolin e Interit, por Lukaku nuk konfirmoi emrin, por tregoi se Interi tashmë e ka gjetur trajnerin.

“Po, do të qëndrojë. Tashmë kam kontaktuar me njeriun që do të bëhet trajneri ynë. Ndoshta nuk është dashur ta them këtë ende… por ishte bisedë pozitive”, tha Lukaku.

(Kosova Sot Online)