Alaba refuzoi 20 milionë euro në sezon vetëm për të shkuar në Real?

  • A.P /
  • 03 June 2021 - 17:28
Alaba refuzoi 20 milionë euro në sezon vetëm për të shkuar në Real?

David Alaba tashmë është lojtar i Real Madridit.

Ai u largua nga Bayern Munich pas 14 vjetësh, për t’u transferuar me parametra zero te Reali, pasi i ka skaduar kontrata me kampionin e Gjermanisë.

Pak ditë pas largimit të Alaba, ka folur Karl Heinz Rummenigge, ish-drejtues i Bayern Munich.

Duket se Bayerni bëri ofertë të madhe për rinovimin, të paktën kështu la të kuptohet Rummenigge, i cili nuk ka mundur të heshtë pas zyrtarizimit të David Alaba te Real Madridi.

“Mendoj se shumë pak njerëz në botë në këtë moment të vështirë historik që po kalojmë mund ta kuptojnë se si një lojtar që tashmë merr 15 milionë euro në sezon nuk është i kënaqur me 19.5 milionë”, deklaroi ai. 

(Kosova Sot Online)