Kumbulla i lumtur që do të përballet me Bale, Shqipëria do të rritet

  • S.A /
  • 04 June 2021 - 11:19
Kumbulla i lumtur që do të përballet me Bale, Shqipëria do të rritet

Marash Kumbulla mezi e pret përballjen me Uellsin.

Shqipëria do të luajë të shtunën miqësoren e parë për qershor dhe do të jetë Uellsi i Gareth Bale që do të ketë punë me Kombëtaren shqiptare. Uzuni dëshiron edhe më shumë trofe

Kumbulla i Romës, në një intervistë për Goal, ka deklaruar se kjo sfidë do ta ndihmojë atë dhe Shqipërinë në përgjithësi që të rritet.

“Jam shumë i ngazëllyer. Uellsi ka shumë lojtarë të talentuar dhe është ndeshje që do ta ndihmojë Shqipërinë që të rritet”, ka thënë Kumbulla për Goal. “Po pres vërtet që të përballem me Bale-n. Jam gjithmonë i ngazëllyer që të luaj kundër kampionëve të mëdhenj sepse më ndihmon që të fitoj më shumë përvojë”. 

(Kosova Sot Online )