Solskjaer premton blerje, thotë se është zgjidhja e vetme për të luftuar me Cityn

  • E.K /
  • 05 June 2021 - 16:37
 Solskjaer premton blerje, thotë se është zgjidhja e vetme për të luftuar me Cityn

Ole Gunnar Solskjaer ka deklaruar se Manchester United ka nevojë të përforcohet në merkaton e verës, në mënyrë që të luftojë për trofe sezonin 2021/22.

United arriti që të dali i dyti në Premierligë dhe të shkojë në finale të Europa League, por për të bërë një hap më shumë për trofe, Solskjaer thotë se duhet të bëhen disa blerje, ani pse e di që do të jetë e vështirë shkaku i krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia.

“Jemi të dytit më të mirë, por shumë prapa në krahasim me ata që fituan. Duhet të forcohemi”, tha Solskjaer.

“Natyrisht, diçka do të ndodhë në merkaton e verës. Bota është më ndryshe në 15-16 muajt e fundit, por duhet të bëjmë disa lëvizje në afatin kalimtar për të ndryshuar ekipin”.

“Kurrë s’do të ulem dhe të them ‘ky është ekipi që e dua’, sepse gjithmonë ju i shikoni disa lojtarë tjerë në ekipe tjera që bëjnë diçka më ndryshe që ti e do”.

(Kosova Sot Online)