Presidenti i PSG-së për Messin: Të gjithë lojtarët e mëdhenj duan të vijnë në Paris

  • S.A /
  • 07 June 2021 - 09:18
Presidenti i PSG-së për Messin: Të gjithë lojtarët e mëdhenj duan të vijnë në Paris

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, është përpjekur ta joshë Lionel Messin t’i bashkohet skuadrës së tij, duke thënë se të gjithë lojtarët e mëdhenj duan të luajnë për klubin parisien. Messi pritet të nënshkruajë marrëveshje të re me Barcelonën këtë verë, për t’iu dhënë fund thashethemeve për të ardhmen e tij, por Al-Khelaifi nuk duket i dorëzuar.  Allegri e do Icardin ose Vlahovicin në vend të Ronaldos në Juventus.

Sulmuesi argjentinas bëri kërkesë zyrtare për t’u larguar nga Barcelona verën e kaluar dhe ende nuk e ka vazhduar marrëveshjen, e cila i mbaron këtë muaj. Si pasojë, ai është i lirë të bisedojë me klube të tjera për t’u larguar nga Camp Nou pa asnjë qindarkë. 

“Çfarë mund të them unë është se të gjithë lojtarët e mëdhenj duan të vijnë në PSG”, tha Al-Khelaifi në një intervistë për L’Equipe.

“Nuk është e pamundur t’i blejmë të gjithë ata, sepse ne tashmë kemi futbollistë të mëdhenj në skuadër. Thënë këtë, Messi është Messi, lojtar fantastik. I thashë presidentit (të Barcelonës Joan) Laporta e kontrata e tij (Messit) do të mbarojë dhe çdo klub ka të drejtë të bisedojë për ta afruar atë falas për sezonin e ri”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )