Allegri e do Icardin ose Vlahovicin në vend të Ronaldos në Juventus

  • S.A /
  • 07 June 2021 - 09:23
Allegri e do Icardin ose Vlahovicin në vend të Ronaldos në Juventus

Juventusi ka nisur ta mendojë jetën pa Cristiano Ronaldon, pasi trajneri i ri Massimiliano Allegri dëshiron ta largojë portugezin dhe ta gjejë një zëvendësues të tij për ta formuar një partneritet me Alvaro Moratan.

Mauro Icardi i Paris-Saint-Germain apo Dusan Vlahovic i Fiorentinës janë dëshira e Allegrit për sulmin e Juventusit nga ky sezon.

Juventusi nuk dëshiron të humbasë kohë për ta krijuar një skuadër garuese për sezonin 2021/22. Por bardhezinjtë duhet të punojnë për ta ndërtuar një ekip pa Ronaldon.

Pa 36-vjeçarin në ekip, Juves do t’i duhet ta kërkojë një sulmues tjetër për a zëvendësuar atë. në mendjen e Allegrit janë dy lojtarë tani.

Sipas Corriere della Sera, njëri prej tyre është Vlahovic, i cili ka qenë befasia e sezonit të fundit në Serie A.

Por Vlahovic nuk është i vetmi. Allegri e dëshiron edhe Icardin, i cili mund të largohet nga kryeqyteti francez dhe të kthehet në ligën ku e shijoi suksesin më të madh.

(Kosova Sot Online )