Zbardhen staistikat e meçit ekzibicional mes Floyd Mayweather dhe Logan Paul

  • S.A /
  • 07 June 2021 - 11:48
Zbardhen staistikat e meçit ekzibicional mes Floyd Mayweather dhe Logan Paul

Statistikat përfundimtare të goditjeve mes Floyd Mayweather dhe Logan Paul krijojnë një pamje interesante të përballjes së tyre ekzibicionale. Amerikani dhe Youtuberi u takuan në ring në luftën që zgjati për tetë raunde në Mimai, me shikuesit që mbetën të zhgënjyer nga ajo çfarë panë. Logan Paul ia doli disi të mos nokautohej nga i vetëshpalluri ‘The Best Ever’ me statistikat përfundimtare që ishin interesante.

Paul në fakt gjuajti më shumë grushte, duke lëshuar 217 – por vetëm 28 goditje ishin të sakta. Sa për Mayweather, ai bëri 43 të sakta nga 107 të zhvilluara në drejtim të boksierit joprofesionist. Paul dhe Mayweather dhanë të njëjtin numër goditjesh (7) nga cilësia e forcës, por që konsiderohet si një meç i dështuar.

(Kosova Sot Online )