Donnarumma pas parasë, pritet ta zgjedhë PSG-në para Milanit e Juventusit

  • A.P /
  • 07 June 2021 - 23:48
Donnarumma pas parasë, pritet ta zgjedhë PSG-në para Milanit e Juventusit

E ardhmja e Donnarummas sipas të gjitha gjasave do të jetë në Francë. Portieri italian është në negociata të avancuara me bordin e Paris Saint-Germainit.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano raporton se Donnarumma pritet të nënshkruajë me ekipin nga “Parc des Princes”

Paga e tij pritet të jetë rreth 12 milionë euro neto për sezon, përfshirë edhe bonuset. Kështu, gjiganti francez e mposht konkurrencën e Milanit dhe Juventusit, duke ofruar kontratën më të majme.

Për ta mbajtur në “San Siro” Milani ofroi pagë tetë milionë euro në sezon, çka ishte e pakënaqshme për gardianin e Italisë. Më pas, Juventusi tregoi interes duke i ofruar kontratë me vlerë 10 milionë euro në sezon, çka gati nuk e joshi Donnarumman.

Në fund, ai pritet të zgjedhë ofertën më të lartë, atë të PSG-së, duke shkuar pas parasë.

(Kosova Sot Online)