Kosova U21 sot fillon kualifikimet për Euro U21 në takimin ndaj Andorrës U21

  • S.A /
  • 08 June 2021 - 09:44
Kosova U21 sot fillon kualifikimet për Euro U21 në takimin ndaj Andorrës U21

Pas Kosovës A, në aksion do të rikthehen edhe Përfaqësuesja U21 në takimin ndaj Andorrës U21.

Ekipi i shpresave për dallim nga ajo kryesore që zhvillon vetëm takim miqësor ndaj Guinesë, do të kenë ndeshje kualifikuese.

Të rinjtë e Kosovës e fillojnë fazën kualifikuese ndaj Andorrës U21, në takimin që luhet nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dardanët e grupmoshave U21 janë në Grupin G me Shqipërinë, Slloveninë, Anglinë, Republikën e Çekisë dhe Andorrën.

Shpresat e Shqipërisë triumfuan në takimin e parë ndaj Anodrrës me rezultat 3-0, duke marrë kreun e tabelës.

Në anën tjetër, Kosova U21 do të fillojë sot kampanjën kualifikuese për Euro U21, e vendi i parë shkon direkt, derisa i dyti në play-off.

(Kosova Sot Online )