Fanella e Ukrainës për Euro 2020 e tërbon Rusinë

  • S.A /
  • 08 June 2021 - 10:32
Fanella e Ukrainës për Euro 2020 e tërbon Rusinë

Fanella e Ukrainës për Kampionatin Evropian 2020, e cila përmban një hartë të vendit brenda së cilës përfshihet edhe gadishulli i Krimesë, ka shkaktuar zemërim në Rusi para fillimit të turneut në fund të kësaj jave.

UEFA i ka dhënë leje Ukrainës ta përdorë këtë fanellë gjatë kampionatit të kësaj vere, një ndeshje çerekfinale e të cilit do të zhvillohet në Shën Petersburg, pavarësisht tërbimit të shprehur nga qeveria e Vladimir Putinit.

Rajoni i Krimesë u aneksua nga forcat ruse më 2014, por vijon të njihet nga shumica e botës si pjesë e Ukrainës.

Pjesa e sipërme e fanellës së verdhë tradicionale të Ukrainës shfaq pamje të shtetit të Ukrainës, përfshirë territorin e Krimesë dhe rajonet pro-ruse të kontrolluara nga separatistët, Donetsk dhe Lugansk.

(Kosova Sot Online )